Nis vettingu për anëtaren e prokurorisë Anila Leka/ Vendimi të mërkurën

schedule15:02 - 4 Qershor, 2018

schedule 15:02 - 4 Qershor, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore për vetingun e Anila Lekës, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.  Sipas Inspektoriatit te Larte te Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive dhe Konfliktit te Interesit, prokurorja ka bërë deklarime të sakta dhe nuk ka fshehje të pasurisë.

Ajo disponon në Tiranë një apartament me sipërfaqe 95 metra katrore, dhe një vlerë prej 34 mijë dollarësh. Gjithashtu ka një apartament në Durrës, të vlerësuar 3 milionë lekë, bono thesari ne vleren e 3.5 milionë lekëve dhe një vlerë prej 11.500 dollarë cash.

Vetë prokurorja i kërkoi trupës gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Suela Zhegu të konfirmohet në detyrë. Leka e ka nisur karrierën e saj në 2004, dhe ka qenë dhe eksperte në Shkollën e Magjistraturës.

Vendimi do të jepet më 6 qershor në orën 09:00. /abcnews.al