“E rrahu dhe e bëri për spital”: Mjekët nuk flasin për çiftin Haradinaj. Si qendron e vërteta?

schedule13:42 - 8 Tetor, 2020

schedule 13:42 - 8 Tetor, 2020

Lajmi se Ramush Haradinaj ka rrahur dhe ka bërë për spital bashkëshorten Anita Haradinaj vazhdon të përflitet në media. Ndonëse kjo e fundit mohoi zërat duke u shprehur se kanë 17 vite që janë të lumtur së bashku.

LEXO EDHE: U përfol se Ramushi e rrahu dhe e bëri për spital, reagon për herë të parë Anita Haradinaj

Nga ana tjetër, ditën e djeshme Prokuroria bëri të ditur se nuk ka pranuar ndonjë informacion nga Policia e Kosovës lidhur me këtë ngjarje.

LEXO EDHE: “Ramushi rrahu Anitën, ajo përfundoi në spital”, reagon prokuroria e Kosovës

Sot, mediat kosovare bëjnë me dije nga Urgjenca e spitalit se Anita ka mbërritur në spital e dëmtuar fizikisht.

Po ashtu burimet bëjnë me dije se në shtëpinë e ish- kryeministrit kanë mbërritur një ekip mjekësh, por Ramushi ka pranuar që vetëm dy prej tyre të futen brenda dhe të merren me mjekimin e Anitës.

Sipas mediave mjekët nuk pranojnë që të dalin publikisht të flasin edhe pse kanë qenë vetë ata që kanë konfirmuar se Haradinaj ka rrahur gruan e tij. Bluzat e bardha janë shprehur se kanë frikë që ta bëjnë publik rastin. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!