Polumbarët gjetën në Erzen trupin e të riut që u ra nga shpella e Pëllumbasit

schedule08:55 - 4 Qershor, 2018

schedule 08:55 - 4 Qershor, 2018

Polumbarët e Reneas kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga lumi Erzen trupin e pajetë të 20 vjeçarit Xhorxho Seferi, që u zhduk në 19 maj pasi u rrëzua nga gryka e kanionit, teksa vizitonte shpellën e Pëllumbasit.

Policia bën të ditur se trupi i të riut u gjet dje rreth 1 kilometër larg nga vendi, ku ai ra nga lartësia 2 javë më parë.

Që pas njoftimit për aksidentin e të riut, kërkimet nuk u ndërprenë dhe çdo ditë dy polumbarë të RENEA-s dhe disa punonjës Policie të Farkës kanë krehur shtratin e Lumit Erzen.

Rreth 1 km më poshtë vendit ku dyshohej se ishte mbytur, polumbarët e RENEA-s kishin vendosur një rrjetë pritëse për të penguar marrjen e trupit nga rrjedha e lumit. /abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!