Polumbarët në kërkim të Xhorxho Seferit

schedule11:04 - 20 Maj, 2018

schedule 11:04 - 20 Maj, 2018

Ende asnjë rezultat për gjetjen e Xherxho Seferi 21-vjeçarit të humbur një ditë më parë në “Shpellën e Pëllumbasit” në kryeqytet. Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet në lumin e Erzen, ndërsa kërkimet po kryhen edhe në vendet e fshehta të kanionit.

Ishte nisur me disa miqtë e tij për ekskursion malor në “Shpellën e Pëllumbasit” afërisht 30 km larg Tiranës por, prej mesditës së shtunë, Xhorxho Seferi konsiderohet i zhdukur.

Efektivë të policisë së Tiranës por edhe ato të forcave speciale RENEA, vijonë kontrollin e të gjitha shtigjeve dhe vendet e fshehta të kanionit të lumit Erzen.

Seferi, besohet të jetë marrë nga rrjedha e lumit, ndërsa dyshohet se ka rënë fillimisht nga një lartësi prej më shumë se 10 metra.

Fabio Dukagjini, ishte më me fat. Ai u shpëtuar nga efektivët e policisë, pas disa orësh përpjekje për ta nxjerrë nga vendi ku kishte rënë.

Dukagjini ka treguar se u hodhën të dy për t’u larë bashkë me Seferin  por 20-vjeçarin e mori rrjedha e lumit duke e pasur të pamundur t’i jepte ndihmën e parë.

Udhëtimi nga Tirana për në fshatin e Pëllumbasit zgjat rreth 45 minuta. Ndërsa duhet përshkruar në këmbë edhe dy orë ngjitje për të mbërritur në “Shpellën e zezë” ose siç njihet ndryshe “Shpella e Pëllumbasit”. Ajo është 360 metra e thellë dhe 17 metra e lartë, duke u kthyer në një rrezik potencial për turistët që nuk e njohin terrenin. /abcnews.al