TIRANË– Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën e Eralbi Breçanit, djalit të Erzen Breçanit për zëvendësim të masës së sigurisë. Shkalla e dytë e gjyqësorit lë në fuqi vendimin e dhënë më herët nga GJKKO.
Breçani akuzohet për trafikim narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ai është pjesë e grupit të Ervin Matës.
Breçani u vetëdorëzua në prill të këtij viti në Spanjë, më shumë se 2 vite e gjysmë pas shpalljes së tij në kërkim si pjesë e grupit kriminal të Ervin Matës, i cili trafikoi tonelata me kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. Ky i fundit u ekstradua në vendin tonë pak javë më parë.
Gjatë hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka zbardhur 4 episode të trafikimit të lendeve narkotike dhe se pjesë e skemës dyshohet dhe Breçani.
-Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Holandë në datën 05.01.2021;
-Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;
-Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;
-Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani.
Breçani dyshohet se në disa raste ka ndihmuar kreun e grupit kriminal Ervin Mata të trafikonte sasitë e drogës./abcnews.al



