Çiljeta Kormuzi u kurorëzua pak javë më parë me çmimin “Miss Produksion”. Këtë të mërkurë, Korkuzi ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” teksa tregoi se me forcë dhe kurajo ia ka arritur të realizojë dëshirën e saj, dhe se si arriti të thyejë tabutë dhe të konkurojë për miss, edhe pse është nënë e një vajze.
“Paragjykimet normalisht janë të shumta. E kisha pak me frikë por duke njohur veten dhe hapat që kur i hedh në jetë i mendoj, thashë do të futem dhe nuk e kthej kokën pas. Nuk kam patur asnjë paragjykim negativ deri më sot, më kanë dhënë fuqi.
Frikë dhe ndrojtje kisha pasi gocat janë pak të reja për moshën time, Por kur u prezantova se dinin që isha mami dhe më shikonin si të tjerat. Kur iu thashë që kam një gocë 5-vjeç ngelën të habitura.”, theksoi Çiljeta.
Ajo rrëfeu se ndihet krenare me veten dhe se fitoren e saj e sheh si një shtysë për të gjitha nënat që të bëjnë çdo gjë për të realizuar ëndrrat e tyre në sirtar. Ndër të tjera, ajo rrëfeu dhe peripecitë që i është dashur të kalojë për të rritur vajzën e vetme, teksa shtoi se me forcë dhe vullnet çdo gjë mund të arrihet.
“Ndihem shumë mirë, jam krenare me veten. Kjo më bën të shtyj dhe mamatë e tjera që janë prind dhe që i mbajnë ëndrrat në sirtar. Pse të mos jem një fuqi për ato për të ecur në rrugët e jetës, edhe pse kanë fëmijë.”, theksoi ndër të tjera ajo. xh.d/abcnews.al


