Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Hasimja: Jemi kthyer shumë hapa pas

schedule08:34 - 6 Tetor, 2020

schedule 08:34 - 6 Tetor, 2020

Pedagogu Ermal Hasimja, në një intervistë për ABC-ja e mëngjesit, foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe marrëveshjen e 5 qershorit.

Gjatë bisedës ai theksoi se shqetësimi kryesor i opozitës ka qenë çështja e koalicioneve dhe se problemi sipas tij nuk janë listat e hapura, por thyerja  e një tradite që ishte ruajtur prej kohësh.

“Shqetësimi kryesor i opozitës ka qenë çështja e koalicioneve. Mbetën sërish aktivistët e partisë që kanë në dorë të zgjedhin listat e hapura. Por nuk janë më problem listat e hapura apo të mbyllura. Problemi qëndron të çështja e koalicioneve dhe prishja e një tradite që ishte vendosur, thyerja e një vije të kuqe,  e vendosur për të mos u kaluar. Ndryshimet do të duhej të bëheshin me konsensus dhe kjo gjë u thye duke u kthyer shumë hapa pas”, tha ai.

A mund të ketë një proces normal zgjedhor?

Hasimja: Procesi është dukshëm në disfavor të opozitës, procesi është i mundshëm, zgjedhjet mund të bëhen të certifikohen. Mund të jenë të pranishme, goditja kryesore i është dhënë aspektit politik.

Deklaratat e ambasadave:

Hasimja: Është një pozicion i kuptueshëm edhe pse jo i dëshirueshëm nga një pjesë e qytetarëve. Nuk mund të presim nga ndërkombëtarët që mund të bëjnë ndonjë ndryshim të madh.

Gjatë bisedës ai theksoi se Shqipëria ka disa elementë të sistemit autoritar, ndërsa shtoi se në administratë edhe sot frikësohen për vendin e punës nëse nuk mbajnë qëndrimin e partisë.

Për politologun më problematike mbetet kontrolli i sistemit i të drejtësisë.

Sa i përket komunikimit ndërmjet aktorëve politikë, Hasimja tha se poshtërimi më i madh që mund t’i bësh një kundërshtari është t’i kthesh kurrizin dhe të ikësh duke lënë të kuptohet se nuk është kundërshtarë i denjë për ty.

“Në momentin që ka një frymë popullore ajo do të materializohet në një drejtim apo tjetër. Është vështirë ta mendosh që një popull që e ndjen veten jashtë një qeverisje , do të mund ta durojë për një kohë të gjatë”, përfundon ai./abcnews.al/