Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbledhur në seli drejtuesit e PD dhe të grupit parlamentar pas lajmeve për survejimin e paligjshëm nga policia të kreut të opozitës dhe familjes së tij.
Burimet bënë të ditur për ABC News se në takim po marrin pjesë nënkryetarët e partisë, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, nënkryetaret e komisionit të ligjeve dhe atij të sigurisë, Alibeaj, Noka dhe deputetët Oerd Bylykbashi dhe Ervin Salianji.
Në takim është i pranishëm gjithashtu edhe sekretari përgjithshem i PD-së, Arben Ristani. Burimet bënë të ditur se PD pritet të reagojë për këtë akt, të cilësuar të paligjshëm nga ana policisë nën urdhrat private të Fatmir Xhafës.
Ndërsa zyra për marrëdhëniet me median në Policinë e Shtetit, e pyetur nga ABC News, lidhur me këto informacione për survejimin e kreut të opozitës dhe familjes së tij, i cilësoi ato lajme të pavërteta.
Por Policia e Shtetit në një reagim zyrtar përgënjeshtroi lajmet se familja Basha mbahet nën vëzhgim nga forca policore. Policia thekson se Basha përfiton nga statusi si kryetar i opozitës masa shtesë dhe shoqërohet nga forca të Gardës së Republikës. Por, sipas policisë, nuk ka në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, monitorim survejues të tij nga strukturat e Policisë së Shtetit.
/abcnews.al