Anëtarësia në Vlorë voton ditën e sotme për listën e kandidatëve për deputet.
Sekretari i PD Gazment Bardhi, në një konferencë për mediat foli për procesin e zgjedhjeve të kandidatëve në Vlorë, ndërsa theksoi se procesi ka nisur me një pjesëmarrje të kënaqshme.
Po ashtu ai i bën apel të gjithë anëtarëve të partisë të përfshihen në proces.
“Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap përpara drejt integrimit Evropian, për shkak të keqqeverisjes”, tha Bardhi.
Ajo që është vënë re është mungesa e ish-deputetit Agron Shehaj, i cili në zgjedhjet e kaluara ishte i pari, ndërsa tashmë mungon pasi është propozuar në qytetin e Tiranës, gjithashtu bie në sy rikthimi i Bujar Leskaj.
/abcnews.al/