Është larg hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Një profeci e parathënë nga demokratët e që sot ish kryeministri Sali Berisha ua plotëson me një datë të re.
Sali Berisha: “Opozita u tha në vitin 2018. Jo nuk hapen tani në vitin 2018. Dhe ju garantoj se me këtë që bën Edi Rama as në vitin 2020”.
Argumentimin e bën pasi mazhoranca është larguar nga salla dhe nga transmetimi në rrjetin social Facebook sqaron se arsyeja kryesore është zgjedhja që ka bërë Edi Rama midis Evropës dhe drogës.
Sali Berisha: “Edi Rama dhe klika kanë zgjedhur drogën”.
Mbështetja që i jep klaneve mafioze në vend sipas ish-kryeministrit Berisha dhe asgjesimi i Kushtetutës janë grushti i shtetit brenda shtetit me qëllim kapjen e drejtësisë deklaroi ai.
Sali Berisha: “Ja pse kjo është një grusht shteti brenda shtetit. Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që kanë problematikë. Ku është ajo sot? Ajo nuk ekziston. Marrëveshjet votohen vetëm nga kjo shumicë droge”.
Kjo është edhe arsyeja që Vettingu nuk duhet të niste në këtë mënyrë sqaroi Sali Berisha.
Për ish-kryeministrin Sali Berisha edhe kjo mënyrë mbyllje seance nga socialistët është tregues se mazhornca është kapur peng nga kryeministri Edi Rama.