Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD u ekspozua si burim i dhunës”, Meçe: Saliu nuk mund të përdorë më rininë, se rinia i tha sot largohu!

schedule14:55 - 31 Tetor, 2026

schedule 14:55 - 31 Tetor, 2026

Për analistin Arben Meçe, përplasja mes protestuesve duket se i ka dhënë goditjen më të fortë protestës së opozitës, duke nxjerrë në pah përplasjet brenda saj dhe duke dobësuar kauzën që deri dje artikulohej në emër të studentëve. Analisti Meçe thotë se pas këtij zhvillimi, Partia Demokratike është ekspozuar si organizatore e protestës dhe burim i dhunës, ndërsa Sali Berisha ka humbur kartën e studentëve, të cilën e përdorte për të legjitimuar tubimet.

“Protesta e mori goditjen sa i përket moralit të saj kur dy grupet patën atë konflikt. Goditën moralin e deri djeshëm të protestave dhe nxorën zbuluar PD si organizatore dhe burim i dhunës deri tani. Proceset e dhunës jana të administruar sot, dhuna vjen në dy korridore, e para nga studentët por sot studnetët u distancua. Pra ti nuk e përdor më kartën e studentëve sic e përdorte deri dje Sali Berisha. Dhe e dyta është numri, nëse nuk ke numër në terren, humbjet do të jenë të mëdha. Mund të ketë ndonjë tendencë të vogël për rezistencë, por kjo ngjarje kështu do përfundojnë. Ajo turmë siç erdhi do shkojë në shtëpi se nuk kanë c’të bëjnë. Në një vëzhgim me kamera, do shihni se janë të gjithë të moshuar, të papërgatitur për betejë.

Sot pres të rrijnë edhe pak edhe të ikin nëpër shtëpira se nuk kanë c’bëjnë më. Karta manipulative që përdori Berisha deri dje, është djegur. Berisha nuk mund të flasë më në emër të studentëve se e përzunë. Sot cdo shkatërrim ka një emër Sali berisha dhe nuk e përdor më se nuk ka njerëz. Saliu nuk mund të përdorë më rininë, se rinia i tha sot largohu. Flamingove dhe Qorit i duhej numri I Saliut, por Saliut I duheshe emri i studentwve nw protestw, tashmw kjo u bw e ndarw, se rinia i tha sot largohu”, tha ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!