Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

AKI fiton zgjedhjet në komunën e Bervenicës/ Humb në raundin e dytë kandidati i Mickoksit

schedule17:32 - 2 Nëntor, 2026

schedule 17:32 - 2 Nëntor, 2026

Komuna e Bërvenicës ka zgjedhur kryetarin e ri.

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arkin Jahiji, ka fituar balotazhin e zgjedhjeve të parakohshme lokale, duke mposhtur kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Stojançe Radiçevski.

Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Jahiji ka siguruar 265 vota më shumë se kundërkandidati i tij duke siguruar në total 4.442 vota, apo 50,36 për qind të votave të vlefshme.



Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë gjithsej 8.820 qytetarë ose rreth 54 % e tyre.

Gara për kryetar të Bërvenicës nisi më 18 tetor, kur në raundin e parë garuan gjashtë kandidatë.

Në atë raund, i pari u rendit Stojançe Radiçevski, kandidati i vmro-dpmne-së, partisë në pushtet të Hristian Mickoksit, për tu përmbysur në raundin e dytë nga shqiptari Arkin Jahiji.

Jahiji merr drejtimin e Komunës së Bërvenicës, ndërsa sfida e tij e parë do të jetë përballja me problemet dhe kërkesat e banorëve.

Partitë shqiptare të Aleancës kombetarë për integrim, me në krye BDI e kanë quajtur këtë një fitore që parlajmëron humbjen e besimit tek partia e Mickoskit dhe VLEN në koalicion me të.

Zgjedhjet në këtë komunë u mbajtën pas vdekjes së kryetarit të komunës, Jovica Ilievski.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!