Plagë në nofull nga shpërthimi i telekomanduar, mësohet gjendja e ushtarakut në Durrës

schedule18:41 - 3 Tetor, 2020

schedule 18:41 - 3 Tetor, 2020

Abc News mëson se specialisti i repartit të xhenios që u lëndua në Durrës nga shpërthimi i telekomanduar pasditen e sotme është jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari Leonidha Musai raporton se pasi mjekët i qepën plagën në nofull, ushtaraku po merr serum dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ushtarakun e kapi një cifël betoni, e cila u shkëput nga pallati nga shpërthimi i fuqishëm.

Specialisti i xhenios u lëndua në momentin që u hodh në erë me 200 kg eksploziv pallati 12-katësh në qytetin bregdetar, pasi ishte shpallur i pabanueshëm si pasojë e tërmetit të vitit të kaluar./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!