Një specialist i batalionit të xhenios është lënduar pasditen e sotme nga shpërthimi dhe rrëzimi me eksploziv i një pallati 12-katësh në Durrës.
Ministria e Mbrojtjes thotë se operacioni ka shkuar mirë, por Abc News mëson se specialisti i xhenios përfundoi në spital nga plagët që mori.
Specialisti i xhenios ka marrë lëndime të lehta në nofull si pasojë e shpërthimit, thanë burime për Abc News.
Ministria e Mbrojtjes thekson se ky është konsideruar një nga operacionet me të vështira deri tani, “pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertet e batalionit te xhenios.
Procesi ka filluar që në muajin korrik 2020 dhe u finalizua pasditen e kesaj te shtune. Për realizimin e ketij operacioni u përdor një sasi e konsiderueshme lënde plasëse, mjete transporti dhe 39 specialistë të batalionit të xhenios” thuhet në njoftim./ db/Abcnews.al



