U dëmtua nga tërmeti! Hidhet në erë me 200 kg eksploziv 12 katëshi (Momenti i shpërthimit)

schedule16:51 - 3 Tetor, 2020

schedule 16:51 - 3 Tetor, 2020

Një pallat 12-kate në lagjen nr. 16 në Durrës është hedhur në erë me eksploziv duke u shembur pasditen e sotme. IKMT shembjen e pallatit pranë ndërmarrjes së ujësjellësit e ka kryer me 200 kg eksploziv me shpërthim të telekomanduar. Abc News siguron pamjet e momentit kur pallati shembet me tritol, ku u lëndua një specialist i xhenios.

Si pasojë e shpërthimit në banesat rreth pallatit pati disa thyerje xhamash. Vetëm pak ditë më parë për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brendshme.

Objekti u shpall i pabanueshëm si pasojë e dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Deri tani vetëm në Durrës janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti./ db/Abcnews.al