Gilman Lika nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë sezonin e ardhshëm. Edhe pse ditët e fundit biseduan sërish për të nënshkruar një kontratë të re, nuk ka akord. Fillimisht opati përplasje për kohëzgjatjen e marrëveshjes, pasi mesfushori kërkonte të nënshkruante për dy vite.
Më pas u tërhoq edhe nga ajo kërkesë dhe ngërçi ka qenë te paga. Vetë Lika ka zbuluar për “Panorama Sport” edhe kërkesën e tij dhe ofertën që ka bërë Vllaznia, në mënyrë që të mos hamendësohet për shifra të larta të kërkuara prej tij.
Lika në fakt edhe akuzon, teksa deklaron: “Ata kanë mashtruar njerëzit duke u thënë: ‘Na ka kërkuar Gilmani 5-6 mijë euro’. Unë u kërkova kontratë për një vit, me 3 milionë lekë të vjetra në dorë dhe një rrogë mujore 2 milionë lekë të vjetra për 8 muaj.
Ndërsa ajo që më ofruan ishte një rrogë prej 1 milionë e gjysmë në muaj. I tregova këto shifra, pasi e di mirë se do të ishin keqinterpretuar. Kjo është gjithë e vërteta që unë nuk gjeta dakordësinë me Vllazninë”. /abcnews.al