BE zgjat sanksionet ndaj Sirisë

schedule15:40 - 29 Maj, 2018

schedule 15:40 - 29 Maj, 2018

Bashkimi Europian ka zgjatur sanksionet kundër regjimit të Sirisë deri në Qershor të 2019. Në një deklaratë, blloku europian shkruan se “për shkak të represionit të vazhdueshëm ndaj popullatës civile, Unioni vendosi të mbajë edhe për një vit masat ndëshkuese ndaj regjimit sirian dhe mbështetësve të tij”.

Këshilli Europian përditësoi dhe listën e personave të sanksionuar, pasi dy prej tyre kanë ndërruar jetë. Në listë përfshihen 259 persona dhe 67 entitete, të cilëve u ndalohen udhëtimet dhe u janë ngrirë asetet.

Gjithashtu në të janë shtuar dhe emra të rinj që dyshohet se kanë lidhje me sulmet kimike të ndodhura këtë vit. Sanksionet e BE-së përfshijnë dhe një embargo ndaj karburantit dhe ndalimin e aseteve të Bankës Qendrore të Sirisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!