Alarm tek Real Madrid, ylli i sulmit rrezikon të humbasë “El Clasico”-n

schedule14:30 - 30 Shtator, 2020

schedule 14:30 - 30 Shtator, 2020

Sulmuesi anësor i Real Madrid, Eden Hazard, vazhdon të vuajë në Spanjë. Ylli i kombëtares belge nuk po gjen qetësi në aventurën e tij në La Liga, pasi sërish është dëmtuar. Është vetë klubi madrilen ai që ka  konfirmuar dëmtimin e 29-vjeçarit, i cili parashikohet të mungojë rreth tre javë.

“Pas testeve të kryera nga Shërbimet Mjekësore të Real Madrid, Eden Hazard, është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve në këmbën e tij të majtë,” është deklarata zyrtare e klubit spanjoll.

Nga ky dëmtim belgu mund të humbasë duelin me Barcelonën, që është parashikuar për t’u luajtur në datën 25 tetor. Që kur është transferuar në Madrid, Hazard ka vuajtur shumë nga dëmtimet e shpeshta dhe deri më tani numëron vetëm 19 ndeshje që nga viti 2019. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!