“Në fillim e kam mbajtur të fshehtë”, Arjeta Dhima tregon si nisi të flasë me bark

schedule10:59 - 30 Shtator, 2020

schedule 10:59 - 30 Shtator, 2020

Arjeta Dhima është një emër i padëgjuar për publikun shqiptar, sidomos për adhuruesit e teatrit. Ajo ka mbaruar regjinë e teatrit, është trajnuese e public speeching dhe ventriloke.

E ftuar në emisionin ABC e Mëngjesit, Arjeta është ndalur tek kjo e fundit duke treguar si nisi e folura me bark, sa “e pabesueshme” është nga opinion dhe cilat janë planet e së ardhmes.

“Në fillim ishte shumë e vështirë. Nëse po e kupton audienca këtë. Në SHBA janë të përhapur. Tani jemi në një luftë, ku po përgatisim disa shoë të vegjël.

Mbaj mend që një herë babi nuk m llënë të dilja nga shpia, pa thënë qartë fjalën nacionalçlirimtare. Atëherë na thoshin fol qartë. Unë dilja përpara pasqyrës dhe kur isha e vogël thosha mësimet me gojën mbyllur, por nuk ja thosha njeriu se më quanin budallaqe.  Derisa një ditë vëllai im më tregon një video që interpreton me gojën mbyllur dhe më thotë pse nuk e bën me kukullat. Unë aty thash me vete, unë e bëj këtë.

Nuk është vështirësia fole me bark apo nuk fole, kjo është teknika. Vështirësia është tek marrëdhënia me kukullën.

Ka pas një xhelozi në fillim midis meje dhe kukullave, derisa njëra nga kukullat më dedikoi një këngë që do të publikohet së shpejt. Unë ndihem mirë se edhe te kukullat jam unë. Është shumë e bukur se vlerësohet puna jote”, u shpreh ajo. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!