Lefter Zhidru përbente një rrezik të madh për banorët e zonës si edhe Forcat Speciale RENEA duke detyruar efektivët e kësaj të fundit që ta ekzekutonin mbrëmjen e djeshme.
Gazetari Aldo Kozarja ka siguruar në video momentin, kur Zhidru nxjerr nga dritarja e ballkonit një kallëp tritoli, pak momente pasi ka qëlluar herën e parë ndaj policisë duke kërcënuar me hedhjen e tij.
Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Vëllai Lefter Zhidrut për Abc News: Kaloi ’97 e s’pati probleme, misteret pas ngjarjes
Zhidru kishte pesë kallëpe tritol në banesën e tij, të gjitha gati për të shpëthyer. Krahas tyre, ai kishte municion të mjaftueshëm si edhe një bombol gazi që synonte ta përdorte për shpërthim.
Lexo edhe: “Do jepni llogari, e vratë”, Ish-bashkëshortja e Zhidrus konfliktohet me policinë dhe median
Pas refuzimit të negociatave dhe përgjigjes me të shtëna ndaj policisë, Zhidru i ekzekutua me një plumb në kokë nga njëri prej snajperave të RENEA-s që ishte i pozicionuar aty. /abcnews.al