Ekstradohet nga Londra shqiptari i dënuar për vrasje

schedule09:56 - 25 Maj, 2018

schedule 09:56 - 25 Maj, 2018

Ekstradohet nga Londra drejt vendit tonë një shtetas shqiptar i dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai është Shpëtim Bushaj, i cili  isht shpallur në kërkim ndëkombëtar për një vrasje të ndodhur në vitin 1998.

Njoftimi i Policisë

Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 20 vite burg, për veprat penale “Vrasje me dashje“ dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/Mbretëri e Bashkuar drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Shpëtim Bushaj, vjeç 49, lindur në Fier.

Shtetasi Shpëtim Bushaj është shpallur në kërkim ndëkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim nr. 109, datë 14.03.2001, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg, për veprat penale “Vrasje me dashje“ dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 13.03.1998 rreth orës 23:00 në qytetin e Patosit, Fier shtetasi Shpëtim Bushaj ka vrarë për motive të dobëta me armë zjarri ( automatik) shtetasin G.M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchesterin/ Mbretëri e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tij në Angli, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!