Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptari arratiset nga Koridhalos/ I dënuar për trafik droge, 48-vjeçari zhduket nga burgu grek

schedule11:53 - 2 Qershor, 2026

schedule 11:53 - 2 Qershor, 2026

Një 48-vjeçar shqiptar i dënuar për trafik droge ka arritur të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë Koridhalos në Greqi.

Edmond Taga ka shfrytëzuar momentin kur është hapur porta në momentin që do të nxirreshin jashtë mbeturinat e burgut dhe ka arritur të largohet me vrap.

Forca të shumta policore janë vënë në ndjekje të tij por ende nuk kanë arritur ta kapin. Dyshohet se shqiptari është larguar përmes rrugica ndërsa ende nuk dihet nëse ka qenë plan i organizuar apo arratisje spontane. Po vijon ndërkohë hetimi për rrethanat e ngjarjes.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!