Mesfushori Miralem Pjanic, ka folur për transferimin e tij nga Juventusi te Barcelona, ose më saktë, si e priti Cristiano Ronaldo këtë lajm. Mes të tjerash, futbollisti boshnjak tha: “Kur e mori vesh se operacioni ishte i përfunduar, më tha se ishte shumë i lumtur për mua.
Më siguroi se gjithçka do të shkonte mirë. I vinte keq që do të lija Juventusin, por gjithashtu më tha edhe se do të argëtohesha shumë duke luajtur me Barcelonën.
Cristiano është treguar shumë profesionist, është një lojtar që ka treguar shumë gjëra dhe ka qenë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes, duke qenë një shembull për të gjithë”./abcnews.al