Barcelona nuk shkëlqeu dhe u ndihmua nga arbitri në Ligën Spanjolle

schedule14:50 - 22 Tetor, 2017

schedule 14:50 - 22 Tetor, 2017

Barcelona i forcoi pozitat e saj në krye të renditjes së ligës spanjolle, veçse suksesi i fundit u arrit me polemika. Katalanasit u ndihmuan nga gjyqtari ndaj Malagës.

Jo se nuk ishte në fushë, përkundrazi, por Lionel Mesi nuk mund të jetë gjithnjë kudo.
Ndaj Malagës, Barcelona shfrytëzoi të tjerë talente, si Deulofeu dhe Iniesta.
Sulmuesi që po luan në vend të Nejmarit (pas dëmtimit edhe të Dembelesë) shënoi një gol “fantazmë”, në të vërtetë të parregullt, pasi në momentin e krosimit topi kishte dalë jashtë vijës fundore.
Gjithsesi, rrjeta u quajt e vlefshme dhe I prishi shumë punë miqve, të cilët shpresonin ta mbanin sa më gjatë ndeshjen 0-0.
Iniesta, pas pushimit, shfrytëzoi pasimin e Mesit dhe klasin e tij për të shënuar për së dyti herë dhe Barça ka tani 25 pikë në 9 ndeshje.
Katalanasit nuk shkëlqyen, por gjithsesi nuk mund të kritikohet një ekip që ka fituar 8 ndeshje dhe ka dalë një herë barazim, duke mos e njohur humbjen deri tani në La Liga.
Trajneri Valverde ka krijuar një lojë të ndryshme nga ajo e Guardiolës apo Luis Enrikes, ku sërish shënohen shumë gola, 26 në 9 ndeshje, por sidomos pësohen pak, vetëm 3.
Barça ishte shumë e qendrueshme, me shumë stabilitet në lojën e saj dhe me mjaft këmbëngulje.
Nuk ishte e lehtë tëluhej në një ditë kur në Madrid, qeveria spanjolli vendosi të anulonte autonominë e Katalonjës, dhe kur populli katalanas doli në demontratë në Barcelonë, në mbështetje për qeverisjen vendase.