Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zhvillimet e fundit politike, Edi Rama në ABC News

schedule11:30 - 22 Maj, 2018

schedule 11:30 - 22 Maj, 2018

Në një lidhje të pazakontë nga Gjirokastra të emisionit Mbrëmje në ABC News, aty ku është mbledhur qeveria, i ftuar ishte kryeministri i vendit, Edi Rama.

Kreu i qeverisë foli për disa nga zhvillimet kryesore të aktualitetit dhe politikës në vend.

Rama u shpreh rreth akuzave të opozitës mbi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ku tha se sulmi mbi të vjen pasi ai është duke punuar shumë mirë me Policinë e Shtetit.

Më tej, kryetari i PS-së foli edhe për aksionin opozitar në lidhje me protestën që pritet të mbahet të shtunën e 26 Majit. Rama e quajti një lojë të keqe politike, e cila përpiqet të bllokojë çeljen e negociatave.

Përsa i përket marrëdhënieve me ndërkombëtarët, Rama tha se është i privilegjuar që ka punuar me ambasadorët Lu dhe Vlahutin sepse janë njerëz që e kanë ndihmuar Shqipërinë, sipas tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!