Gareth Bale është larguar nga Real Madrid pas shtatë sezonesh. Sulmuesi nga Uellsi është rikthyer te Tottenham, klub që e mori në huazim nga spanjollët. Sezoni i shkuar i tij ishte i mbushur me probleme dhe largimi nga Reali ishte zgjidhja më e mirë.
Në Angli ndërkohë nuk mund të mos e komentojnë këtë transferim të Bale në Premier League sërish. “Daily Mail” është marrë me deklaratën e Real Madrid, që shkurtimisht ka njoftuar:
“Real Madrid dhe Tottenham Hotspur kanë arritur marrëveshjen për huazimin e Gareth Bale për sezonin e ri, deri më 30 qershor të vitit 2021. Klubi ynë i uron më të mirat lojtarit, i cili ishte pjesë e jona në një nga periudhat më të mira të historinë sonë”.
Tabloidi britanik e komenton kështu deklaratën e klubi spanjoll: “Real Madrid përcjell Gareth Bale me një deklaratë të ftohtë me 44 fjalë, 3.38 fjalë për çdo trofe të fituar me gjigantin spanjoll në shtatë vite”. /abcnews.al