Gareth Bale është larguar nga Real Madrid pas shtatëve viteve të kaluara në “Santiago Bernabeu”. Uellsiani ka zgjedhur të rikthehet te Tottenham, akordi është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi i kalimit të lojtarit ofensiv nën urdhrat e Jose Mourinhos.
Raporti i tij me Zinedine Zidane nuk ka qenë aspak pozitiv. Francezi nuk e kishte në planet e së ardhmes prej kohësh dhe më në fund erdhi ndarja. Trajneri i Real Madrid ka komentuar largimin e 31-vjeçarit në konferencën para sfidës së nesërme në fushën e Real Sociedad.
“Nuk po heq një barrë me largimin e Bale, nuk është aspak kështu. Unë nuk kam pasur probleme me të. Në disa raste, Gareth nuk ka luajtur ashtu siç duhej, por nuk kam pasur asnjë problem personal me të. Nëse do të largohet, i dërgoj urimet më të mira për të ardhmen“, deklaron Zidane. /abcnews.al