Pep Guardiola do të presë edhe ca kohë për rikthimin e Sergio Agueros në fushë. Manchester City do të zhvillojë të hënën në mbrëmje ndeshjen e parë për sezonin e ri në Premier League, teksa do të luajë në fushën e Wolves.
Trajneri spanjoll flet rreth gjendjes së goleadorit argjentinas në konferencën për shtypin, duke zbuluar se sa kohë do të qëndrojë “El Kun” jashtë fushave të blerta.
“E kishim të qartë që dëmtimi i Agueros ishte problematik. Lojtari nuk ka kryer akoma stërvitje me ekipin. Sergio, për fat të keq, është një djalë që nuk kthehet menjëherë në gjendjen e tij më të mirë fizike.
Qëndron jashtë prej një kohe të gjatë, kështu që do të jetë gati brenda një ose dy muajsh“, deklaron trajneri i Manchester Cityt. /abcnews.al