Dy turistë kanë rënë nga lartësia te “Shpella e Pëllumbasit” ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, ku dy personat ishin pjesë e një grupi turistësh shqiptarë.
Njëri prej tyre, Xh.S dyshohet që ta ketë marrë rrjedha e lumit, ndërsa turisti tjetër, F.D., ka mbetur në një grykë kanioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për nxjerrjen e tij si dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të turistit tjetër./abcnews.al