Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

12 avionë sportivë në Gjirokastër/ Turistë nga disa shtete të rajonit vizituan qytetin e gurtë

schedule14:55 - 4 Tetor, 2026

schedule 14:55 - 4 Tetor, 2026

Aerodromi turistiko-sportiv i qytetit të gurtë në Gjirokastër  këtë fundjavë u kthye në një pikë takimi për pilotë dhe turistë nga Italia, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

12 avionë sportivë u ulën në Gjirokastër, duke sjellë rreth 30 vizitorë që zgjodhën të mbërrinin në jug të Shqipërisë jo me rrugë, por nga ajri.

Ky aktivitet përtej spektaklit në pistë, po i jep një tjetër dimension turizmit në jug dhe po dëshmon se Gjirokastra mund të jetë destinacion edhe përmes qiellit. Turizmi ajror u vlerësua si një mundësi e mirë për zhvillimin turistik të Gjirokastrës dhe jugut të vendit,  edhe nga pilotët pjesëmarrës në këtë aktivitet.



Tashmë aerodromi turistiko- sportiv i Gjirokastrës është kthyer në një qendër të veçantë në zhvillimin e aktiviteteve për sportet e ajrit dhe nxitjen e turizmit në jug të vendit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!