Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rekord turistësh, rreth 30 për qind më shumë se vjet/ Vetëm në aeroport, 1.7 milionë pasagjerë në muajin gusht

schedule12:18 - 30 Gusht, 2026

schedule 12:18 - 30 Gusht, 2026

TIRANË- Të huajt gjithnjë e më tepër  po shfaqin interes për  Shqipërinë. Këtë e tregojnë shifrat e turistëve të cilët kanë vizituar vendin tonë. Në gusht vetëm përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës sipas ministrit  të Turizmit Blendi Gonxhja  hynë në Shqipëri 1 milion e 717 mijë pasagjerë.

Rekordi u shënua më 17 gusht.

“Rekordi i 17 gushtit, me mbi 60 mijë pasagjerë dhe 326 fluturime në vetëm një ditë, është një tjetër tregues i këtij realiteti të ri. Pas një korriku me afro 1 milion e 650 mijë pasagjerë, 28.1% më shumë se një vit më parë, këto rezultate konfirmojnë një trend të qëndrueshëm rritjeje dhe një Shqipëri gjithnjë e më të lidhur me Europën dhe botën. Edhe vlerësimet europiane e konfirmojnë këtë ecuri, duke e renditur Tiranën ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në kategorinë e aeroporteve të mëdha”, tha ai.

Shqipëria po bëhet më konkurruese në tregun ndërkombëtar të turizmit e kjo thotë ministri Gonxhja shton angazhimin  për të punuar për turizëm cilësor e gjithëvjetor.

“Më shumë lidhje ajrore do të thotë më shumë mundësi për turizmin, më shumë zhvillim për ekonomitë lokale dhe një Shqipëri më e hapur, më e aksesueshme dhe më konkurruese në tregun ndërkombëtar të turizmit. Kjo rritje është njëkohësisht një përgjegjësi për të vijuar punën për një turizëm cilësor, të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor, që e shndërron interesin në rritje për Shqipërinë në zhvillim dhe mirëqenie për komunitetet tona”, pohoi ai.

Sipas Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës turistët me të shumtë në numër erdhën nga Italia, Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Turqia dhe Belgjika./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!