Rama e Basha tregojnë fajtorët që pengojnë hapjen e negociatave me BE

schedule16:30 - 18 Maj, 2018

schedule 16:30 - 18 Maj, 2018

Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian duket i vështirë pas deklaratave që liderë të ndryshëm evropianë bënë në Samitin e Sofjes.

Kryeministri Edi Rama pranon që nuk është opozita pengesa kryesore, por nga ana tjetër Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha fajëson qeverinë që sipas tij nuk bind vendet skeptike.

Pavarësisht optimizmit kryeministri është i vetëdijshëm se rruga drejt hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian është vështirësuar.

Ndërmjet arsyeve që renditi kryeministri Edi Rama për mos përkimin e axhendës së Shqipërisë me atë të Bashkimit Evropian është situata kaotike që ndodhet Bashkimi Evropian me qëndrime e qasje të ndryshme ku duket e vështirë bindja e 27 shteteve.

Megjithatë edhe opozitën e fajëson në këtë proces duke i drejtuar gishtin e sabotatorit.

Megjithatë vetë kryeministri vendos t’i sqarojë shqiptarët se edhe nëse Partia Demokratike do të sillej ashtu siç ai vetë do të preferente, përsëri fati i hapjes së negociatave nuk do të ndryshonte.

Me ide të qarta për samitin e Sofies del përpara shqiptarëve Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Madje kreu demokrat shkon më tej në deklaratën e tij duke i renditur ata që sipas tij janë pengesa kryesore për integrimin e shqipërisë në Bashkimin Evropian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!