Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto duke pirë çaj me presidentin e Turqisë Recep Tayp Erdogan, të cilin e konsideron mikun e tij të çmuar.
Rama shkruan se foto është shkëputur në një nga bisedat gjatë qëndrimit në Marmaris, ku kanë folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe bashkëpunimin dypalësh.
“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama./m.v. abcnews.al