Kryeministri Edi Rama ka uruar sot nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021.
Ky vit shkollor është ndryshe nga ccdo nisje e viteve tjera për shkak të situatës së pandemisë së koronavirusit në të cilën ndodhet vendi dhe e gjithë bota.
Kreu i qeverisë ka zgjedhur një set me foto për të uruar nxënësit në këtë fillim viti shkollor.
LEXO EDHE: Me maska e protokoll të veçantë sigurie kundër Covid, nis sot viti i ri shkollor 2020-2021
Rama ka uruar nxënësit dhe mësuesit për këtë vit, për një shëndet të mirë dhe plot rezultate në shkollë.
“MIRËMËNGJES?❤
duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira,”shkruan Rama. e.su./abcnews.al