Unai Emery mori drejtimin e Villareal dhe gjatë merkatos së verës, bëri shumë afrime të bujshme, duke marrë në grup emra si Pareja, Coquelin dhe Takefusa Kubo. Gjithsesi, La Liga-n nuk e ka nisur mirë.
Villareali i Emery nuk mori dot më shumë se një barazim 1-1 kundër modestëve të Huescas, duke bërë një hap fals që në nisje. Madje, “Nëndetësja e Verdhë” po humbte 0-1, pas golit të shënuar nga Maffeo në minutën e 42-të.
Ai që shpëtoi nderin për ekipin e Villareal ishte sulmuesi Moreno, i cili me penallti realizoi golin e barazimit, në minutën e 68-të. Unai Emery dhe djemtë e tij kanë ende punë për të bërë…/abcnews.al