Këngëtarja seksi, Adelina Berisha ka qenë gjithmonë diskrete për sa i përket jetës private.
Ajo nuk ka pranuar asnjëherë të flasë për historitë e dashurisë. Por mesa duket së fundmi, gjithçka po shkon shumë mirë për këngëtaren, pasi prej disa kohësh këngëtarja ka në bio-n e saj në “Instagram” një shkronjë D, e cila mesa duket i përket njeriut të saj të zemrës.
“Prive.al” mëson se këngëtarja është prej kohësh në një lidhje të dashurisë me një djalë të quajtur Denis Tolaj. Edhe ky mban inicialin e Adelinës në “Instagram-in” e tij, duke mos lënë më vend për dyshime.
Tashmë pritet vetëm një deklaratë publike nga këngëtarja për t’i vënë ‘vulën’ gjithçkaje. l.k/abcnews.al