Vetëdorëzohet në polici autori që dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 42 vjeçarin Alban Kaloshi në fshatin Blliçe të Peshkopisë. Ndalimi i 37 vjeçarit, Viktor Elezi, është kryer në orët e mbrëmjes. Nga deklarimet paraprake dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi viktima me autorin kishin lidhje shoqërore. Gjatë gjithë ditës së sotme janë shoqëruar disa persona në komisariat për të zbardhur rrethanat e krimit. Më herët policia e Peshkopisë gjeti makinën e 42 vjeçarit në periferi të qytetit. Me këtë makinë sipas informacioneve të besueshme është bërë dhe transportimi i viktimës për në spital. Të njëjtat burime tregojnë se 42 vjeçari Kaloshi, ishte pronar i një pike bastesh. Kaloshi njihej si person pa probleme apo precedentë të mëparshëm penalë.
Vetëdorëzohet autori i vrasjes së 42 vjeçarit në Peshkopi
schedule21:34 - 22 Shtator, 2017
schedule 21:34 - 22 Shtator, 2017