Policia e Tiranës po kryen kontrolle në Bërxullë lidhur me vrasjen e Edmond Sulës, kontrolle që vijojnë që prej atentatit.
Sipas informacioneve disa shtetas jane shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personave që mund të kenë djeni për ngjarjen si dhe janë ushtruar sërish kontrolle në banesa.
Disa prej këtyre personave dyshohet nga grupi hetimor se mund të jenë në djeni të një konflikti pronësie që viktima ka patur disa kohë para se të vritej.
Edhe disa javë më parë policia kreu kontrolle në lagjen ku banonte viktima dhe në pranga ra një person që iu gjet armë pa leje./abcnews.al



