SHBA: Të largohen nga Mesdheu anijet luftarake për të filluar dialogu greko-turk

schedule17:09 - 11 Shtator, 2020

schedule 17:09 - 11 Shtator, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje Greqisë dhe Turqisë të ulen në dialog për të zgjidhur përplasjen për kufirin detar.

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, i cili po viziton Qipron në një vizitë të jashtëzakonshme shprehet se tërheqja e anijeve luftarake nga rajoni i Mesdheut Lindor është një kusht i domosdoshëm në mënyrë që dialogu të fillojë.

Gjërat që po ndodhin sot në Mesdheun Lindor janë të rëndësishme dhe unë dua të kem mundësinë të flas me udhëheqësit atje në Qipro për vizionin e tyre, qëllimet e tyre dhe gjëra që ata do të donin të bënin. Mosmarrëveshjet detare të zgjidhen në mënyrë diplomatike dhe paqësore.

Gjermanët kanë bërë një punë të mirë duke u përpjekur diplomatikisht t’i bindin ata të fillojnë bisedimet. Ne shpresojmë që anijet luftarake atje të tërhiqen në mënyrë që bisedimet të mund të zhvillohen” tha ai. db/Abcnews.al