Disa të rinj janë përleshur me njëri-tjetrin me kaçavida dhe për pasojë dy vellezër 18-vjeçarë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së mesme profesionale në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Policia njoftoi se sherri mes të rinjve ka qenë banal dhe njeri nga autorët është vënë në pranga. Ai është Serxhjo Bedinaj 23 vjeç. Policia gjithashtu ka vënë në kërkim një tjetër person për këtë ngjarje. /abcnews.al