Miqësore me aromë Superioreje, mes Vllaznisë e Teutës. Për 90 minuta këto dy skuadra u përballën mes tyre dhe në fund ishin shkodranët që triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0.
Të dyja ekipet kishin zbritur në fushë me formacionet më të mira dhe gjithçka u vendos në fundin e pjesës së parë. Mesfushori brazilian, Victor Da Silva, shënoi me kokë në minutën e 45-të.
Aty u mbyll fraksioni i parë, ndërkohë që në pjesën e dytë nuk munguan zëvendësimet. Gol nuk pati më dhe trajnerët Brdaric dhe Martini patën mundësinë të shohin gjendjen e skuadrave të tyre. /abcnews.al
VLLAZNIA-TEUTA 1-0
Shënues: Victor Da Silva 45’
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Isufi, Adili, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Mandiangu, Imeri, Dunga. Trajner: Thomas Brdaric
TEUTA: Çeleski, Beqja, Hoxha, Arapi, Kuros, Karabeci, Avdyli, Aleksi, E.Vila, L.Vila, Krasniqi. Trajner: Edi Martini