Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD dërgon Bylykbashin në Komisionin për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ

schedule13:52 - 8 Shtator, 2020

schedule 13:52 - 8 Shtator, 2020

Partia Demokratike i është përgjigjur kërkesës se kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për të dërguar përfaqësuesin e saj në Komisionit Parlamentar.

PD dhe Opozita e Bashkuar njofton se si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, është zgjedhur Oerd Bylykbashi.

Kujtojmë se të hënën u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku kryeparlamentari Ruçi kërkoi ngritjen e Komisionit të Posaçëm që do të zgjedhë 12 anëtarët e rinj të KQZ-së.

Letra e opozitës

Z. Ruçi,

Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2143 Prot., datë 04.09.2020 dhe në përputhje me nenin 17, pika 3 dhe nenin 183 të ligjit nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Kemi autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, z. Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 Janarit 2020.

Në emër të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar:

Sekretari i Përgjithshëm
GAZMENT BARDHI  s.b  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!