Ndoshta nuk do ta besonit, por fjala më e kërkuar në Google është Messi. Mbiemri i futbollistit argjentinas ka lënë pas edhe fjalën më të përdorur të kësaj kohe “koronavirus”.
E ardhmja e Messit ka bërë kurioz botën mbarë, që prej ditës kur ylli i sulmit kërkoi largimin nga Barcelona përmes një letre drejtuar klubit katalanas.
Gjithçka konfirmohet nga të dhënat e motorit më të madh kërkimor në botë, “Google”, sipas të cilit emri i Messit është kërkuar më shumë herë se çdo fjalë tjetër.
Kërkimet për emrin e Messit dhe fjalën “burofax” janë shtuar edhe më shumë, që në momentin kur futbollisti përdori këtë të fundit për të njoftuar Barcelonën se ka ndërmend të ndërpresë kontratën. l.k/abcnews.al