Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Asnjë shtet europian nuk ka kapacitetet e Rusisë”/ Krisafi: Lufta në Ukrainë dhe NATO, bastet e Putin

schedule21:47 - 1 Tetor, 2026

schedule 21:47 - 1 Tetor, 2026

Sipas ekspertit të çështjeve ndërkombëtare, Vladimir Putin po e shfrytëzon dobësinë e perceptuar të Europës dhe pasigurinë rreth qëndrimit të administratës amerikane për të ndërmarrë hapa me rrezik të lartë politik dhe ushtarak.

Në emisionin “War Report” në ABC News, ai tha se Rusia po vë në lojë disa skenarë, përfshirë rezultatin e luftës në Ukrainë dhe funksionimin e NATO-s. Sipas tij, fakti që gjatë luftës Rusia nuk ka goditur objektiva amerikane nuk është i rastësishëm.

Eksperti vlerësoi gjithashtu se marrëdhëniet e administratës Trump me Putinin përbëjnë një test për kohezionin e Aleancës. Ai argumentoi se Putin po hyn në një terren të panjohur, ku rezultati mund të ndikojë në të ardhmen e Rusisë dhe marrëdhëniet e saj me Europën.



“Putin po e bën një kërcënim të tillë, sepse Europa është ende e dobët. Do i duheshin Europës 10 vjet për t’u rimëkëmbur. Për më tepër që Donald Trump është i paparashikueshëm dhe asnjë nga shtetet e Europës nuk kanë kapacitetet e Rusisë. Putin po bën disa baste, basti nëse do të fitojë luftën në Ukrainë dhe basti nëse NATO funksionon apo jo. Gjatë gjithë luftës rusët nuk kanë goditur objektivat amerikane, dhe kjo nuk është e rastësishme.

 Administrata e Trump nuk e shikon me të njëjtin sy, agresiviteti siç e shihte administrata e Biden. Fakti që ka këtë lloj marrëdhënie administrata Trump me Putin është një test për NATO-n nëse funksionon apo jo. Putin është duke bërë shumë baste, siç është ai politik. Po futet në një terren të panjohur. Do të hyjë në historinë e Rusisë që ose fitoi territorin e vjetër të Rusisë në Ukrainë, që shpërbëri NATO-n, apo edhe që humbi gjithçka”, tha Krisafi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!