Korabi lëviz në merkato, zyrtarizon dy afrime cilësore në pak minuta

schedule16:51 - 6 Shtator, 2020

schedule 16:51 - 6 Shtator, 2020

Skuadra e Korabit, që militon në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar, ka bërë dy zyrtarizime brenda pak minutash. I pari që u zyrtarizua, ishte Taulant Marku.

Qendërsulmuesi, pas plot 4 vitesh si pjesë e Kastriotit, ka zgjedhur të firmosë për ekipin dibran. 26-vjeçari është një afrim shumë i rëndësishëm për klubin e Korabit.


Zyrtarizimi i dytë, ishte talenti Nikolin Duka. 20-vjeçari ka pasur një eksperiencë në Spanjë me ekipin e Lorca, ndërsa sezonin e shkuar, u aktivizua me Devollin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!