Miqësoret e ditës/ Ngecin Vllaznia dhe Laçi, Partizani triumfon në Strugë

schedule19:14 - 5 Shtator, 2020

schedule 19:14 - 5 Shtator, 2020

Ditë miqësoresh në futbollin shqiptar. Vllaznia dhe Laçi i kanë mbyllur në barazim ndeshjet e tyre, ndërsa Kastrioti u befasua nga Burreli. Kuqeblutë u përballën me Pogradecin e Kategorisë së Parë në stadiumin “Gjogji Kyçyku”. Të dy golat u realizuan në 45 minutat e para.

Ismael Dunga debutoi me gol dhe i dhuroi avantazhin e përkohshëm ekipit shkodran në minutën e 24-t, por Eldjon Topllari riktheu baraspeshën nëntë minuta më pas. Ndeshja nuk prodhoi më gola, teksa trajnerët përfituan të aktivizonin shumë lojtarë.

Partizani u ndesh me Struga Trim Lum, ekipin shqiptar që garon në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. “Demat” e Ilir Dajës fituan 1-2 në stadiumin e qytetit të Strugës, falë dy golave të shënuar në pjesën e parë nga Llanaj dhe Bardhi.

Laçi i Cungut vazhdon përgatitjet për sfidën e raundit të dytë në Europa League kundër Hapoel Beer Sheva (17 shtator). Bardhezinjtë u përballën në stadiumin e Lezhës kundër Besëlidhjes vendase, takim që e dominuan por nuk arritën ta zhbllokonin.

MIQËSORE
E shtunë, më 5 shtator 2020, ora 17:00
Kastrioti-Burreli 1-2
(Çela 14′ / Raboshta 44′, Sefgjini (pen) 65′)
Vllaznia-Pogradeci 1-1
(Dunga 24′ / Topllari 33′)
Besëlidhja-Laçi 0-0
Struga-Partizani 1-2
(Llanaj 24′, Bardhi 35′)
Apolonia – Apolonia U19 6-3
Turbina-Dinamo 0-0 (e ndërprerë)
Korabi (Peshkopi)-Korabi (Dibër e Madhe) 1-0
(Skuka (pen) 42′)
Pelister-Egnatia 0-2
(Meta, Shtubina)

0-0 përfundoi sfida mes dy ekipeve fqinje, teksa Burreli mposhti 2-1 Kastriotin e Ndreut në Fushë Krujë. Emiliano Çela kaloi krutanët në avantazh në minutën e 14-t, ndërsa Raboshta dhe Sefgjini përmbysën gjithçka duke nxjerrë fituese skuadrën matjane.

Sfida Turbina-Dinamo zgjati vetëm 10 minuta. Shumë ndërhyrje të ashpra, tension dhe sherr në Cërrik, me miqësoren që u ndërpre pa nisur mirë. Në ndeshjen tjetër derbi midis dy Korabëve, fituan djemtë e Dalipit, të cilët iu falën një penalltie të Xhuliano Skukës /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!