Komisioni i Medias e AMA tryezë mbi situatën e gazetarëve në vend

schedule16:01 - 11 Maj, 2018

schedule 16:01 - 11 Maj, 2018

Komisoni parlamentar i Medias dhe autoriteti i mediave audiovizive në tryezën e organizuar rreth situatës në punë të gazetarëve në vend ngjalli diskutime lidhur me nevojën apo jo të ndryshimeve ligjore për përmirsimin e sektorit të medias duke marrë edhe propozime direkte nga pjesmarrësit për përmbajtjen e këtyre ndryshimeve.

E organizuar nga komisioni parlamentar i medias dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive, tryeza me temë marrëdhëniet e punës së gazetarëve në Shqipëri për mbi dy orë diskutoi mbi situatën dhe problemet e kësaj kategorie. Kryetarja e komisionit të medias, deputetja demokrate Albana Vokshi përdori raporte ndërkombëtare për të ilustruar argumentin.

Zëvendës kryetarja e këtij komisioni, deputetja socialiste Milva Ikonomi, problemin e këtij sektori, përkeqsimin e së cilit e thekson si në Shqipëri edhe në Europë, e identifikon edhe tek mungesa e shifrave statistikore reale.

Për Ambasadorin e Këshillit të Europës në Tiranë raporti i vitit 2018 i institucionit që përfaqëson, jo pa arsye kërkoi rritje të transparencës në media.

Problemi i mungesës së Shoqatave i ngritur shpesh gjatë diskutimit, për kreun e asaj të Gazetarëve profesionist Armand Shkullaku ka disa arsye, nga ligjore tek ato morale të cilat kërkojnë bashkëpunim për ndërhyrje në kuadrin ligjor rregullator apo inekzistent për disa aspekte të veçanta.

Diskutimi, i mbetur në trajta shkëmbimi opinionesh, sipas kreut të AMA-s Gentian Sala do të përmbledhë në një dokument propozimet e pjesmarrësve për tu shqyrtuar në një tjetër mbledhje e parashikuar të mbahet brenda muajit Maj. /abcnews.al