Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Akuza për autokraci? Rama u përgjigjet kritikëve me të dhënat e AMA: Çfarë thonë shifrat

schedule19:56 - 29 Korrik, 2026

schedule 19:56 - 29 Korrik, 2026

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar në Facebook të dhëna që, sipas tij, dëshmojnë se Shqipëria nuk mund të cilësohet si një regjim apo autokraci, siç pretendon opozita apo dhe një pjesë e protestuesve.

Kreu i qeverisë ndau të dhënat e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për muajin qershor 2026,  ku rezulton se Partia Socialiste zuri 36.05% të kohës së transmetimit në media, ndërsa opozita në tërësi 63.95%.

Kryeministri theksoi se këto shifra, sipas tij, rrëzojnë pretendimet se në Shqipëri ekziston një regjim që kontrollon median.



“Këto dy pasqyra, të cilat vijojnë të tregojnë me fakte kokëforta të bazuara në matje jo në perceptime, se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracitë e me kinse regjimet – ku sorrat dhe korbat politike e mediatike e fusin përditë e përnatë me krrakrratë e tyre – vendosa t’i postoj vetëm si pasqyra të mjerimit intelektual të dështakzemërakëve, të cilët i kërkojnë papushim kudo (e sidomos te unë arsyet) pse “regjimi” nuk përmbyset, përveçse aty ku arsyeja është: Te mjerimi i tyre që sheh regjim se s’di këndim të Shqipërisë.  Sipas monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), gjatë muajit qershor 2026, partitë politike patën në dispozicion 402.47 minuta mbulim në edicionet kryesore të lajmeve. Nga kjo hapësirë mediatike, PS mori 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita në tërsi 63.95%.”, thuhet në postimin e Ramës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!