Presidenti turk Recep Tayip Erdogan dhe homologu rus Vladimir Putin janë shprehur njëzëri se Shtetet e Bashkuara gabuan që u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Burime nga presidenca turke bëjnë të ditur se gjatë një bisede telefonike, dy liderët kanë diskutuar edhe për përshkallëzimin e tensioneve në Siri. Ditën e martë, presidenti Donald Trump njoftoi tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive të mëdha dhe rivendosjen e sanksioneve për Republikën Islamike dhe vendet aleate të saj në Lindjen e Mesme. Për Trump, pakti nuk ka përmbushur pritshmëritë për reduktimin e kërcënimit bërthamor iranian. /abcnews.al
Marrëveshja me Iranin/ Erdogan dhe Putin kritikojnë SHBA
schedule10:18 - 11 Maj, 2018
schedule 10:18 - 11 Maj, 2018