U shfaq në Vlorë me ish-deputetin që dogji dekriminalizimi, Gjata: Rama sfidoi Yuri Kim

schedule15:19 - 3 Shtator, 2020

schedule 15:19 - 3 Shtator, 2020

Konsulenti për çështjet ligjore në Partinë Demokratike deklaron se kryeministri Edi Rama sfidoi sot ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjata shprehet se Rama u shfaq sot në Vlorë me ish-deputetin e prekur nga ligji i dekriminalizimit, Shkëlqim Selami.

Sipas Gjatës, Rama u shfaq me Selamin në Vlorë vetëm dy ditë pasi ambasadorja e SHBA-ve u dërgoi një mesazh të qartë krerëve të partive politike lidhur me pastërtinë e kandidatëve e ardhshëm për deputetë.

Duke u shfaqur krah Selamit, Rama sfidoi publikisht sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim e cila vetëm dy ditë më parë ju dërgoi një letër partive kryesore shqiptare, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në lidhje me pastërtinë e figurës se kandidatëve të tyren”, shkruan Gjata mes të tjerash.

Deklarata e plotë nga Çlirim Gjata:

Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga bashkëpunimi me njerëzit e inkriminuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar për tu ndarë prej tyre.  Shefi i Rilindjes u shfaq sot në Vlorë gjatë një përurimi në krah me ish-deputetin e larguar nga politika me vendim të KQZ si pjesëmarrës në organizata kriminale, Shkelqim Selami.

Duke u shfaqur krah Selamit, Rama sfidoi publikisht sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim e cila vetëm dy ditë më parë ju dërgoi një letër partive kryesore shqiptare, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në lidhje me pastërtinë e figurës se kandidatëve të tyren.

Një paralajmërim të tillë Ambasada Amerikane e ka bërë edhe më parë, por gjithmonë Edi Rama e ka injoruar, sepse ai e ka të qartë se pa mbështetjen e krimit të organizuar nuk fiton kurrë zgjedhjet. Edi Rama është peng i krimit dhe pa largimin e tij politika nuk mund të çlirohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!